Ballina Aktualitet Deklaratat në emisione televizive, procedohen penalisht 2 kryebashkiakë të PD

Deklaratat në emisione televizive, procedohen penalisht 2 kryebashkiakë të PD

Dy kryebashkiakë nga radhët e Partisë Demokratike, do të procedohen penalisht pas deklaratave të bëra në emisione televizive për pengimin e zhvillimit të veprimtarisë së Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanajn, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, të cilët do të procedohen në gjendje të lirë respektivisht për veprat penale “Pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Më herët, në një emision televiziv, Frrokaj ka deklaruar se “do të bllokojmë KZAZ, do ta mbyllim me çelës e nuk do të lejojmë zgjedhje”.  Në rrethana të njëjta, Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale duke bërë thirrje për veprime të dhunshme, në lidhje me procesin zgjedhor.