Deja Vu-ja nuk ndodh vetëm, kur keni një mendje të shëndetshme!

36

Le të themi se do të shkoni për ski për herë të parë, por papritur kur jeni atje ju duket sikur e keni bërë edhe më parë. Do të thotë që po përjetoni ‘deja vu’. 60%-80% e njerëzve mund të përjetojnë deja vu. Përvoja e parë mund të ndodhë në moshën 10-vjeçare ose edhe më të vegjël. Periudha kur mund ta përjetoni më shpesh është midis moshës 15 dhe 25.

Sipas disa studimeve, ka disa arsye pse ne përjetojmë ‘deja vu’ në përditshmëri.

1. Do të thotë që mendja funksionon si duhet

Meqenëse ky fenomen ndodh më pak gjatë plakjes, shkencëtarët e lidhën këtë me kujtesën. Si rrjedhojë, mund të jetë shenjë e një mendjeje të shëndetshme.

2. Mund të jetë një eksperiencë e harruar

Ka shumë ekspertë që mendojnë se ‘deja vu’ është një përgjigje nga e shkuara. Ju jeni në një situatë që i ngjan një eksperience nga e kaluara, të cilën nuk e mbani mend. Ndoshta mund të ketë ndodhur kur ju keni qenë një fëmijë ose nuk e mbani mend nga ndonjë arsye tjetër.

3 Mund të ndodhë para ndonjë krize nervore

Ekzistojnë disa lloje shenjash fizike apo mendore, të cilat sinjalizojnë një krizë nervore, njëra prej tyre është ‘deja vu’. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe kur keni probleme neurologjike. ‘Deja vu’ ndodh në të njejtën pjesë të trurit. Besohet se mund të jetë transmetim i vonuar sinjalesh midis syve, veshëve dhe shqisave të tjera.

4. Jeni shumë të emocionuar ose të tensionuar

Ju mund të përjetoni ndjenjën e çuditshme të familjaritetit më shumë se zakonisht kur jeni të lodhur ose nën stres. Nëse është e vazhdueshme, duhet të merrni kohë për të pushuar.

5. ‘Deja vu’ mund të jetë shenjë e ankthit

Studiuesit kanë kryer shumë teste të cilat kanë vërtetuar se kjo ndjesi shkaktohet edhe nga ankthi. Por ende vazhdojnë studimet në lidhje me këtë.