Ballina Sport Vendi Futboll, De Biazi u përgjigjet kritikëve të Strakoshës

Futboll, De Biazi u përgjigjet kritikëve të Strakoshës

Ish-trajneri i përfaqësues kombëtare shqiptare në futboll, Xhani De Biazi, nuk kursehet të thotë fjalë të mira kur flitet për përfaqësuesen që ai ka drejtuar. Tekniku, sapo i jepet rasti, gjithmonë lavdëron çdo futbollist të përfaqsueses.

Sipas De Biazit, kritikat ndaj portierit të përfaqsuese shqiptare pas paraqitjes së tij me Lacion janë të tepruara, pasi ai mbetet një talent i cili është përmirësuar ndjeshëm dita-ditës.

“Unë mendoj se Thomas në sezonin e kaluar ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha, se është një portier i madh, por është ende i ri,” – tha De Biazi për Radio Sei. “Unë e kam parë të përmirësuar në lojën me këmbë, por gjithsesi duhet të luajë vazhdimisht dhe të bëjë eksperiencë. Nuk më duket se ka portierë të tjerë të rinj që kanë bërë më mirë, mjafton të shohësh Donarumën,” – ishte ironia e De Biazit, duke iu referuar atij që shumëkush në Itali e quan portierin e të ardhmes.