Ballina KULTURË David Beckham, futbollisti i parë që do udhëtojë në hapësirë

David Beckham, futbollisti i parë që do udhëtojë në hapësirë

43-vjeçari raportohet se është në bisedime sekrete për tu bërë futbollisti i parë që do të udhëtojë në hapësirë.

David është kontaktuar nga firmat e udhëtimit hapësinor përfshirë Virgin Atlantic.

“Është diçka për të cilën Beckham ka folur për një kohë të gjatë,”-tha një burim. “Është diskutuar në të kaluarën, por tani udhëtimi hapësinor po bëhet një perspektivë realiste. Mund të bëhet një realitet, megjithëse David është shumë nervoz.”

Ish-futbollisti ka një tatuazh të planetëve rreth orbitës në kokë që është i dukshëm vetëm kur qeth flokët.

Kuptohet që marka të mëdha janë të gatshme të paguajnë për udhëtimin e tij kozmik.