Dasmat nuk ndalen pavarësisht situatës së COVID-19, gjobiten 5 lokale në Krujë e Durrës

51

Pesë administratorë lokalesh, katër në Krujë dhe 1 në Durrës, janë gjobitur pasi kishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, një subjekti me administrator shtetasin B. M., pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronar shtetasin F.Gj., në fshatin Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronare shtetasen Xh. B., në Thumanë, Krujë dhe subjektit me administrator D. T., në Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për secilin, pasi u konstatuan duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në Arapaj, Durrës, me pronar shtetasin A. B., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.