Ballina Aktualitet Dasma ndryshe! Ngjitur me protestën e opozitës ceremonia martesore e motrës së...

Dasma ndryshe! Ngjitur me protestën e opozitës ceremonia martesore e motrës së Grida Dumës(FOTO)

Jo vetëm protestë. 50 metra larg kryeministrisë ku opozita jokuvndore kërkon largimin e kreut të qeverisë Edi Rama, ka dasëm. Martohet motra e ish-deputetes Grida Duma.

Një ceremoni martesore ndryshe nga të tjerat ku veç muzikës me Dj apo Live, do duhet të dëgjojnë edhe vuvuzela, kapsolla, fjalime politike. Para kryeministrisë opozita jokuvendore protestoi duke qëndruar për më shumë se një orë.

Mbështetësit u larguan më tej në një marshim drejt Parlamentit.

Media mëson se dasma është orgnaizuar nga motra e Grida Dumës, ish-deputetja e Partisë Demokratike, tek “Rogneri”.

Një dasëm nën brohorima protestash dhe muzikë festive.