Ballina Showbiz Dasma madhështore e aktores indiane me këngëtarin amerikan

Dasma madhështore e aktores indiane me këngëtarin amerikan

Dasma e këngëtarit të njohur amerikan Nick Jonas dhe aktores së Bollivudit, Priyanka Chopra-s ka zgjatu për disa ditë me radhë. Ajo ka qenë një shkrirje mes dy traditave dhe kulturave të ndryshme dhe ishte një spektakël i vërtetë kërcimi dhe fishekzjarrësh.

Fillimisht është zhvilluar ceremonia në kishë dhe më pas është bërë një dasmë sipas traditave indiane. Nusja është veshur edhe me veshjen tradicionale të vendit të saj por edhe me fustanin e bardhe, madje ka ndërruar dy të tillë.
Ata kanë pozuar edhe për revistën e famshme, “People” e cila ka publikuar fotot ekskluzive nga dasma. Fustani i bardhë ishte i markës Ralph Lauren, po ashtu, ajo mbante një vello madhështore.