Ballina Aktualitet DASH, thirrje opozitës të mos dorëzojë mandatet

DASH, thirrje opozitës të mos dorëzojë mandatet

Vendimi i opozitës së bashkuar për lënien e mandateve solli edhe një reagim nga përfaqësitë e huaja diplomatike.

Së fundmi, është Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bën thirrje opozitës mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ku “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.