Ballina Aktualitet DASH, asistencë teknike në sektorin e hidrokarbureve të vendit

DASH, asistencë teknike në sektorin e hidrokarbureve të vendit

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) , Adrian Bylyku dhe përfaqësuesit e Zyrës së Programeve të Energjisë së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët njoftuan në fund të muajit tetor fillimin e projektit të asistencës teknike në sektorin hidrokarbur theksojnë se ky projekt për asistencën teknike në sektorin e hidrokarbureve do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të rritur sigurinë e saj energjetike dhe mirëadministrimin e burimeve natyrore në interesin më të mirë të vendit.

Projekti përfshin gjithashtu konsulencë nga kompania konsulente, Deloitte Financial Advisory Services LLP. Ky projekt do të sigurojë mbështetje teknike mjaft të kualifikuar në sektorin e Hidrokarbureve.

Ky program mbështetet në tre shtyllat kryesore si organizimi i raundeve të licencimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit, mbikqyrje teknike në sektorin hidrokarbur dhe Trajnimet teknike.