Darkë jozyrtare, ambasadorja e SHBA takohet me kreun e demokratëve

92

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është fotografuar teksa darkonte ditën e sotme me kreun e demokratëve Lulzim Basha në një prej restoranteve pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Lulzim Basha darkon me Yuri Kim - Vizion Plus

Të dy figurat e rëndësishme janë parë të relaksuar e të buzëqeshur, teksa pinin verë.

Ende nuk është bërë publik qëllimi i kësaj darke e cila duket për momentin jozyrtare.

Megjithatë, mediat ngrenë dyshime se darka ka të bëjë me zhvillimet e fundit në vend, ndër të cilat edhe protestat për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.