Ballina BOTA Danimarkë, vritet ish-drejtuesi i një bande menjëherë pasi promovoi librin rreth jetës...

Danimarkë, vritet ish-drejtuesi i një bande menjëherë pasi promovoi librin rreth jetës së tij kriminale

Nedim Yasar, një ish-udhëheqës i një bande kriminale daneze, i cili botoi një libër autobiografik rreth jetës së tij kriminale, u vra vetëm pak orë pasi promovoi librin. Policia njoftoi se 31-vjeçari u qëllua dy herë me armë zjarri dhe u dërgua në spital në gjendje kritike, ku nuk mundi të mbijetonte.

Personi që e qëlloi u largua me shpejtësi dhe është në kërkim nga autoritetet. Ministri i drejtësisë së Danimarkës, Soren Pape Poulsen, shprehu ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në Twitter, ku theksoi se Yasar “ishte një njeri me zemër të madhe dhe donte të fillonte një jetë të re.”

“E takova Nedim një herë. Unë takova një njeri me zemër të madhe që donte të fillonte një jetë të re dhe të bënte një ndryshim. Të gjithë ngushëllimet e mia shkojnë për miqtë dhe familjen e tij,” – shkruante ministri i drejtësisë Soren Pape Poulsen në Twitter.