Ballina BOTA Danimarkë, të djathtët ekstremë djegin Kur’anin

Danimarkë, të djathtët ekstremë djegin Kur’anin

Në Danimarkë janë “zgjuar” ndjenjat antimyslimane, me veprime radikale. Aktivistët e një grupi të ekstremit të djathtë dogjën një kopje të Kuranit dhe zbuluan një flamur. Ata thërrisnin në kor: “Europa është e jona”.

Shumë qytetarë danezë, më së shumti anëtarë të partive të djathta ekstreme kanë protestuar edhe kundër mbajtjes së iftarit të darkës në Kopenhagen. Protestuesit më së shumti janë anëtarë të Stram Kurs, parti kjo antimigratore dhe antimyslimane. Ata e dogjën Kur’anin në një shesh kryesor të kryeqytetit, në kohën që njerëzit po hanin iftarin, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Policia daneze u përpoq që të largojë protestuesit që ishin mbledhur në shesh. Aktivistët e ekstremit të djathtë transmetuan veprimet e tyre në YouTube. Iftari gjithsesi përfundoi pa ndonjë incident, me më shumë se 2000 vetë që ishin të pranishëm.