Ballina Aktualitet Damian Gjiknuri publikon foton me “çunat problematikë”

Damian Gjiknuri publikon foton me “çunat problematikë”

Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në PS, Damian GJiknuri ishte një prej emrave që doli në përgjimet e BILD ku fliste në telefon për të dërguar në Dibër “çuna problematikë”.

Si i deleguar i PS në qarkun e Vlorës ai ka publikuar sot një foto, teksa pozon me dy të rinj socialistë në fanellat e të cilëve shkruhej: “Çunat problematikë”.

Sot Gjiknuri tallet, por në Dibër, ai porosiste seriozisht Arben Keshin që “furgoni me këta çunat të mos shfaqej shumë”.

Damian-Gjiknuri