Dalin rregullat për fundjavën, ja si do të funksionojë lëvizja, penalizohen bizneset e zonave të kuqe

67

Kryeministri Rama ka shkruar një post në faqen e tij në Facebook ku sqaron se si do të vijojë lëvizja në fundjavë. Një vendim i cili pritej, kryesisht sepse restorantet e baret në mjediset e jashtme janë të hapura dhe njoftimi do mund t’i orientonte si do të vijonte puna. Nga ana tjetër edhe për personat që punojnë gjatë javës njoftimi do të sqaronte në do mund t’i kushtonin fundjavën argëtimit.

Por nuk do të ndodhë kështu. Kryeministri ka shkruar në postim se kjo fundjavë do të jetë si fundjava e shkuar ç’ka nënkupton se:

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.

Të dielën të gjitha mbyllur.

Të shtunën dhe të dielën ndalohet qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.