Ballina Aktualitet Dalin rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës, kush fiton

Dalin rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës, kush fiton

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” i cili vëzhgoi tërë procesin zgjedhor për kryetar në 4 komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan ka publikuar rezultatet e para.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga “Lista Serbe”. Kjo forcë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan. “Lista Serbe” i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95% të votave në secilën.

Rezultatet për 85% të qendrave të votimit janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)