Ballina Aktualitet Dalin detajet e arrestimit, ja emrat fals që përdorte killeri polak i...

Dalin detajet e arrestimit, ja emrat fals që përdorte killeri polak i kapur në Kakavijë

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit në Kakavijë, ditën e djeshme, të një shtetasi polak, i cili ishte në kërkim nga Interpoli për vrasje.

“Panorama” mëson se ai rezulton me dy emra të falsifikuar, si Maryan Yatsula, 28 vjeç, i cili ka lindur në Ukrainë dhe me emrin Dimitrios Kantzelis nga Greqia, ndërsa identiteti i vërtetë i tij nuk është bërë ende i ditur.

Mëngjesin e datës 3 mars ai është paraqitur me dokumente udhëtimi me pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis dhe gjatë verifikimit në Interpol kjo pasaportë rezulton e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.

Policia bëri me dije ditën e djeshme se personi në fjalë dyshohet për vrasjen e një shqiptari në Greqi, në vitin 2018.

Gjatë verifikimeve të pasaportës, 28-vjeçari  ka kundërshtuar  punonjësit e policisë kufitare në vijën e dytë, duke tentuar të largohet por është arrestuar prej tyre në flagrancë. Pas futjes se shenjave të gishtave në sistem u zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij.