Dalin detaje të reja mbi qendrën e masazheve ku ushtrohej prostitucion në kryeqytet

57

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me qendrën e masazheve në kryeqytet e cila shërbente si vend për prostitucion.

Kjo qendër masazhesh ndodhej pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në sheshin “Wilson”.

Sipas policisë, menaxheri i arrestuar është shtetasi, Fatjon Hyka, 35 vjeç.

Mësohet gjithashtu se shumica e klientëve ishin shtetas të huaj, të cilët paguanin 5 deri në 30 mijë lek për të përfituar shërbimet seksuale.

Nga ana tjetër katër vajzat, të cilat janë proceduar penalisht  dhe që ushtronin prostitucion, janë të moshës 20-30 vjeçe.