Ballina RAJONI Serbi, Daçiç: Kosova nuk do anëtarësohet në INTERPOL

Serbi, Daçiç: Kosova nuk do anëtarësohet në INTERPOL

Ivica Daçiç

Ivica Daçiç,ministri i jashtëm, është shprehur i sigurtë në 10-vjetorin e themelimit të Partisë Progresiste Serbe,se Kosova nuk do të pranohet në INTERPOL.

Ai gjithashtu theksoi se Serbia është një shtet plotësisht i pavarur, i cili në radhë të parë merr parasysh interesat e tij kombëtare dhe shtetërore ,dhe se kjo është përparësia e politikës së tyre të jashtme. Daçiç tha se një numër në rritje i shteteve kanë kuptuar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, nuk është vetëm një çështje e Serbisë, por e integritetit territorial të saj.

 “Kosova po jep miliona për të hyrë, por ne nuk do të heqim dorë nga interesat e Serbisë, pavarësisht integrimit apo jo në BE. Ka të bëjë me mbrojtjen e interesave kombëtare, popullit serb, të mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë, si edhe mbijetesës së Republikës Serbe,”-raporton Blic pas deklaratës së Daçiç.