Çudira shqiptare, në Mat lind zogu me 4 këmbë (FOTO)

55

Banorë të një fshati në Lis të Matit kanë konstatuar në kotecin e pulave të tyre një zog me katër këmbë.

Zogu i cili ka dalë në jetë së bashku me tetë zogj të tjerë, ra në sy të familjarëve të cilët nisën të tregonin një kujdes të shtuar për të për shkak të kësaj veçorie fizike.

Këtë të enjte, zogu arrinte të ecte vetë,edhe pse dy këmbët e pasme nuk arrin t’i përdorë.

Familjarët thanë se nuk u kanë besuar syve, teksa kishin parë e dëgjuar për deformime gjenetike vetëm në televizor.