Çudia italiane, në qytetin e vogël të Lombardisë asnjë i prekur, banorëve u studiojnë gjakun

82

Në Ferrera Erbognone nuk është identifikuar asnjë person i prekur nga virusi i rrezikshëm, raporton Corriere della Sera.

Ferrera Erbognone gjendet në provincën Pavia dhe fakti që atje nuk ka asnjë të infektuar, ka nxitur ekspertët e autoritetit shëndetësor shtetëror që të nisin ekipe në terren për të analizuar gjakun e banorëve.

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm, i cili ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë edhe objekt studimi. Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave”, – tha sot, drejtori i përgjithshëm i Institutit Neurologjik, Livio Tronconi.

“Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Studimi i popullatës mund të na sigurojë rezultate mjaft të rëndësishme, të cilat do të ndahen me pas me virologët”, njoftoi ai.