Cristiano Ronaldo zhytet 14 m në thellësi të detit:”Ju lutem mos e bëni!”

63

Cristiano Ronaldo ndodhet me pushime dhe e ka përfituar për të shpalosur pasionet e tij. Ai së fundmi po argëtohet duke u zhytur dhe këtë e bën të ditur për fansat me anë të një postimi në Instagram. Ylli portugez, aktualisht lojtar i Juventus ka publikuar një video nga zhytjet e tij ku shkruan:

“Mëngjesin e sotëm jam zgjuar dhe kam pyetur veten: çfarë ndodh në fund të detit? Më quani Poseidon”.

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se është zhytur 14 metra në video dhe i kërkon ndjekësve të tij të mos e provojnë këtë gjë!

“Ju lutem, mos provoni ta bëni”.