Ballina BOTA Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën luksoze në Manchester

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën luksoze në Manchester

Cristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje vilën në Manchester, e blerë në 2006 kur luante me United. Prona ka pesë dhoma gjumi, pishinë, vaskë me hidromasazh, banjo me avull, palestër, kinema, sallë lojërash.

Disa herë ai e ka treguar edhe në Instagram vilën luksoze, ku shfaqet së bashku me Georginën dhe fëmijët. Nuk është hera e parë që sulmuesi i Juventusit kërkon ta shesë këtë vilë.

Për herë të parë ai e nxori në shitje në 2009, por si përfundim e dha me qira për 7500 euro në muaj, por tani sipas asaj që raporton Daily Mail, portugezi do vërtetë ta shesë.