Ballina Sport Vendi Cristiano Ronaldo, kontrata e çuditshme për punonjësit në shtëpinë e tij

Cristiano Ronaldo, kontrata e çuditshme për punonjësit në shtëpinë e tij

Cristiano Ronaldo, përveçse një futbollist i shkëlqyer, është edhe një familjar shembullor. Përveç stërvitjes, kohën më të madhe të ditës ai e kalon në shtëpinë e tij.
Portugezi ka shumë shtëpi dhe në të gjitha ka punonjës që i shërbejnë futbollistit dhe familjes së tij.

Vetë Ronaldo nga ana e tij kujdeset të ketë një jetë shumë private dhe punonjësit i zgjedh në një mënyrë të çuditshme.

“Der Spiegel” shkruan se të gjithë ata që merren në punë te shtëpia e Ronaldos, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë.

Aty thuhet se për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.

E gjithë kjo për të mbajtur sa më larg shtypin dhe mediat, aq shumë të interesuara për jetën pas fushave të blerta të 5-herë fituesit të “Topit të Artë”.