Ballina Showbiz Cristiano Ronaldo do të martohet aty ku u xhirua nje film

Cristiano Ronaldo do të martohet aty ku u xhirua nje film

Para disa ditësh u bë publik lajmi se mund të jetë zgjedhur vendi nga çifti Ronaldo dhe Georgina për të kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa sot “The Sun” e konfirmon nëpërmjet disa fotove paparaci.

Të dashuruarit kanë zgjedhur kishën “Gran Madre di Dio” për t’i thënë “po” përjetësisht njëri-tjetrit. Kisha është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe në të është xhiruar filmi “The Italian Job” në 1969.

Fotografitë tregojnë Cristiano-n të veshur totalisht në të zeza me një bluzë me kapuç, ndërsa Georgina-n me një veshje xhins dhe në dorën e saj duket unaza e fejesës. Mediat spanjolle kanë konfirmuar se bukuroshja ka nisur me provat e fustaneve të bardhë që do të veshë atë ditë.