Ballina Aktualitet Ç’po ndodh në Durrës! Të rinjtë e PD hedhin domate drejt AKU

Ç’po ndodh në Durrës! Të rinjtë e PD hedhin domate drejt AKU

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë sulmuar këtë të diel me domate dhe perime godinën  e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në qytetin e Durrësit.

Ata protestuan në lidhje me cilësinë e ushqimeve, të cilat siç shprehen ata nuk janë në parametrat e duhura dhe konsumimi i tyre po  u rrezikon shëndetin.

Protestuesit dhe mbështetësit e selisë blu kanë theksuar se inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhës duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone.