COVID19/Trump e bën të qartë:”Nuk do i mbyll SHBA-të edhe nëse do të ketë një valë të dytë”

49

Pas aludimeve se një valë tjetër koronavirusi mund të pushtojë botën në vjeshtë ose dimër, presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë se SHBA-të nuk do të mbyllen edhe nëse një valë tjetër do të godasë vendin.

Deklarata u bë gjatë vizitës së Trump në repartin e “Ford” në Michigan, teksa presidenti tha se:

“Jemi duke shuar zjarret, nuk do e mbyllim vendin, por do shuajmë zjarrin. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë nuk do i mbyll SHBA-të”.

Tanimë 50 shtete të SHBA po lehtësojnë masat.