COVID/Zbulohet identiteti i viktimave të ditës së sotme nga Kavaja e Durrësi/EMRAT

84

Dy viktima në moshë të re janë regjistruar nga koronavirusi. Njëri vetëm 27 vjeç nga Kavaja e viktima tjetër një 43 vjeçare me farmaci në Krujë, por banuese në Durrës.

I riu vuante nga talasemia gjë që ka rënduar gjëndjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19. Ai u identifikua si 27-vjeçari Artian Cara.

Cara ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

Për vdekjen e farmacistes ka reaguar Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë duke zbuluar edhe identitetin e saj Xhire Çitozi (Gjereti).

Farmacistja ishte e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.