Covid në Shqipëri/E diela shënon numër rekord infektimesh, por më pak humbje jete

34

Kjo e dielë ka shënuar më shumë të prekur ditorë me koronavirus që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 501 persona, nga 1 mijë e 942 testime.

Rastet sipas shpërndarjes gjeografike:

219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

Kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.