COVID/Dëshmia tronditëse e qytetares,”Kam nënën në spital, jam penduar që e solla, ja ç’më tha!”

76

Një grua në spitalin Infektiv, e pranishme aty pasi e ëma pozitive ndaj COVID-19 është e shtruar e intubuar ka bërë një deklaratë tronditëse.

Gjatë kontaktit të patur me të ëmën, zonja shprehet se nëna i ka thënë:”Nuk na japin as ujë!”

Gjithashtu gruaja shprehet se është penduar tejmase që e ka sjellë nënën në spital.

“Nëna më tha nuk më japin ujë dhe nuk më ndërrojnë.  Edhe koordinatorët nuk dinë të sillen. Shumë keq situata. Vijnë shumë dhe vdesin shumë. Nuk janë ato shifrat që publikojnë. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lloj informacioni”, u shpreh gruaja për News 24.

Ajo shtoi se, “i thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit”.

Në vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë për shkak të koronavirusit!