COVID-19/Universitetet në Shqipëri hapen më vonë se zakonisht, ja çfarë deklaron rektori Hoxha

48

Viti i ri akademik në universitete do të përshatet me “realitetin e ri”. Për këtë arsye universitetet do të hapen në nëntor.

Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës ka deklaruar se do të zhvillohet mësim me turne, orar i shkurtuar dhe mësim i koordinuar mes klasave online dhe atyre fizike.

“Po përgatitemi me situatën që është sot. Nëse situata ndryshon, do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies. Do ketë koordinim të mësimit në salla dhe atij online, por këtë do na e tregojë ecuria e sëmundjes.

Gjithsesi,secila nga format që do të zhvillohet, për ne duhet të garantojë që të ketë sa më pak përhapje të virusit. Ne kemi mësim paradite dhe pasdite. Ajo që do të kërkohet është që oraret e mësimit të jenë më të shkurtra, sidomos të leksioneve. Të kërkohet përfshirja e më shumë pedagogëve në procesin mësimor, do përdorim të gjitha sallat që kemi.

Aktualisht, ne kemi një protokoll të ri të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Nëse do të kemi një të ri, sigurisht që do ta zbatojmë”, deklaroi Hoxha në një intervistë për “News 24”.

Teksa tetori do të shërbejë për të dhënë provimet e vitit të shkuar akademik!