COVID-19/Ulet numri i të infektuarve në Itali, raportohen 4 viktima

50

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në shtetin fqinj është ulur sërish.

Mediat italiane raportojnë se 24 orët e fundit janë regjistruar 259 raste të reja COVID-19.

Ditën e djeshme u regjistruan 463 persona të infektuar.

Numri mendohet të jetë ulur për shkak të uljes së numrit të testimeve.

Gjithashtu janë raportuar 4 viktima duke e çuar numrin total të viktimave në 35.209.

Deri në këto momente 779 persona ndodhen të shtruar në spitalet italiane, ku 46 prej tyre janë në terapi intensive.