COVID-19/Si të aplikoj për të bërë pazar?

105

🔴 JA SI DO FUNKSIONOJË SISTEMI I LEJE-DALJEVE PËR PAZAR PËRMES www.e-albania.al OSE ME SMS

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. März 2020

Kryeministri Rama ka sqaruar se si do të procedohet për të marrë leje për pazar. Rama ka sqaruar se do të duhet të aksesohet në portalin https://e-albania.al/ apo të dërgohet një aplikim me anë të SMS. Kjo do të jetë mënyra e vetme e lëvizjes së pjestarit të familjes pa marrë gjobë apo pa humbur makinën.

Gjoba dhe konfiskimi vlen edhe për personat që lëvizin brenda orarit. Për të sqaruar se si do të funksionojë kryeministri është ndihmuar nga ekipi AKSH, i cili ka ngritur edhe këtë sistem. Nga ky rregull përjashtohen ata që e kanë marrë autorizimin për të shkuar në punë.

Drejtoresha e AKSH ka shpjeguar se mund ta gjeni shërbimin në e-albania. Ky shërbim quhet “Leje për dalje”. Më pas do të klikohet tek “Përdor” e më pas do të plotësohet duke specifikuar datën dhe orën. Fasha orare e lejuar do të jetë 8:00-13:00.

Vendosja e numrit të telefonit është opsionale, por ju mund ta vendosni atë në mënyrë që miratimi i lejes t’ju vijë edhe me SMS edhe me E-mail.

Në rastin e telefonave jo smart, pra të thjeshtë leja vjen me SMS dhe do duhet më shumë kohë deri në 24 orë. Do të vlejë në vijim një numër i shkurtër 55155.

SMS do të dërgohet si për parkingun , ku shkruhet Nr kartës identitetit vend bosh dhe ora.