COVID-19/Shqipëria përgatitet për izolimin e të moshuarve, ja kush do të kujdeset për ta

69

Shqipëria bëhet gati për izolimin e të moshuarve. Me anë të një shkrimi kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë fëmijëve të të moshuarve të kujdesen për ta. Kjo do të thotë të kujdesen për prindërit e tyre duke u blerë ushqimet dhe duke u blerë ilaçet. Rama u ka bërë apel qytetarëve të japin ilaçet dhe ushqimet në distancë e të largohen. Teksa kërkon ndjesë për këtë lajmërim , Rama e ka konsideruar këtë si masë të domosdoshme për të tuteluar moshën e tretë.

‘I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!’, shkroi Rama.

Përveç kësaj, bëri thirrje që kur nuk i kanë në shtëpi, të mos i japin dorën dhe të rrijnë në distancë kur i japin ilaçet apo ushqimet.

Ndërsa ata që kanë të moshuarit brenda, duhet ti mbajnë në një dhomë më vete.

Ky veprim do të bëhet me qëllim që moshat e treta të mos preken nga koronavirusi, duhet të izolohen nga çdo kontakt i mundshëm me qëllim që nesër të gjithë të kenë mundësi ti përqafojnë.

‘Duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

Ndjesë 1.000.000 herë. Kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!’