COVID-19 shkatërron biznesin amerikan pas 60 vitesh karrierë në treg

31

Koronavirusi ka shkaktuar pasoja në New York jo vetëm për shëndetësinë, por edhe për ekonominë.

15 mijë apartamente u boshatisën në muajin gusht gjë që krijoi krizë në biznesin e qiradhënieve.

Për këtë arsye është mbyllur Century 21.

Shkak për mbylljen është bërë mungesa e shitjeve, duke shkaktuar një deficit prej 175 milionë dollarë.

Me Century 21, zgjatet lista e dyqaneve amerikane që mbyllen prej Covid-19.

Shkak për mbylljet e fundit është bërë ndryshimi i sjelljes së amerikanëve, të cilët edhe për shkak të kushteve të reja të virusit, janë bërë më të varur nga blerjet online.

Edhe në tregun e qirave po hasen vështirësi, ku kërkesa është në shifrat më të ulëta të viteve të fundit.