COVID-19/SHBA nis testet e vaksinës, vullnetarja, një grua

81

43-vjeçarja Jennifer Haller, nënë e 2 fëmijëve, është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”. Ajo është vullnetarja që do të shërbejë për të testuar vaksinën kundër COVID-19 në Washington.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.

Testi nuk i infekton vullnetarët pasi nuk përmban virus, thjesht nevojitet për të parë nëse do të ketë efekte anësore serioze.