COVID-19/Rëndohet situata në Gjermani, vendi përgatitet për karantinim

66

Situata e rënduar prej koronavirusit ka detyruar autoritetet gjermane që ta rifusin vendin në karantinë.

Vendimi u mor ditën e sotme dhe do të hyjë në fuqi duke filluar nga dita e hënë.

Institucionet arsimore nuk do të mbyllen, por restorantet, baret dhe disa dyqane mbyllen për të paktën një muaj.

Eventet që grumbullojnë shumë njerëz do të ndalohen, teksa në të gjithë Gjermaninë, do ndalohen lëvizjet e panevojshme, do mbyllen objektet e argëtimit, baret, restorantet dhe disa dyqane.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me koronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koch.