COVID-19/Rekord infektimesh e testimesh në Shqipëri, ja shifrat zyrtare

38

Autoritetet shëndetësore kanë kryer 24 orët e fundit 1351 testime për koronavirusin, shifra më e lartë në një ditë që nga nisja e pandemisë COVID-19.

Ndër të testuarit rezultuan 203 njerëz të infektuar nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Megjithëse numrin e lartë të të infektuarve të evidentuar, shtrimet në spitale ishin më të pakta 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën pas infektimit me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

“Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale”, thotë ministria e Shëndetësisë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 203 Të shëruar ne 24 orë 87 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 1351

Testime totale 102,004 Raste pozitive 15955 Raste të shëruara 9762 Raste Aktive 5759 Humbje jete 434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2890 Durrës 593 Shkodër 426 Korçë 325 Fier 306 Lezhë 290 Elbasan 246 Vlorë 208 Berat 168 Kukës 159 Dibër 82 Gjirokastër 66