COVID-19/Rama u bën apel shqiptarëve: “Ulni shpenzimet familjare!”

100

Ndryshe nga pizhamat e ditëve të fundit , kryeministri Rama ka dalë në një video në Facebook i veshur me kostum. Kryeministri Edi Rama tha se nuk i kërkon askujt të vihet në pozitën e tij sot duke kujtuar shprehjen e ishPresidentit amerikan Lindon Johnson, “Çdo gjë që kam do ta jepja vetëm të mos dilja sot para jush”.

Ai ka thënë në video se mund ta shajnë sa të duan për masat skandaloze që atij i ka rënë barra të ndërmarrë, por ato janë të dobishme.

Kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe as lojë kukafshehthi që do mbarojë duke u mbyllur një apo dy javë, ka thënë ai ndër të tjera.

“Duhet të ulim shpenzimet familjare pasi s’mund të rrimë në shtëpi dhe të hamë e pimë sa të mundim, në një kohë të tillë. Natyrisht kjo s’do të thotë që ata që kanë një rrogë për të marrë, ne do i lëmë nga mëshirë të fatit në fund të muajit, qofshin dhe në privat, në ato hallka të prodhimit që janë ndërprerë”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se kjo luftë ka kapur papritur edhe fuqi të mëdha botërore. “Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot, do të thotë ti heqësh aparaturën e frymëmarrjes gjithë shqiptarëve, kjo do të ishte vetëvrasje e drejtuar e një populli të tërë dhe kjo nuk ka për të ndodhur, kush nuk e kupton le të më shajë sa të dojë”.

Kryeministri ka lajmëruar se do të paraqesë brenda javës do të paraqitet një plan i qartë ekonomik.

🔴 MESAZH PËR SHQIPTARËT KUR KA NISUR JAVA E DYTË E LUFTËS

Gepostet von Edi Rama am Montag, 16. März 2020