Covid-19/Rama shpalos planin e shumëpritur financiar me 7 pika

72

Kryeministri Edi Rama ka shpallur planin financiar me 7 pika për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

‘Plani ynë për adresimin e nevojave për financim, që janë prekur në ekonominë e tyre, ka këto 7 pika:

1) 2.5 miliardë lekë për luftën në vijën e zjarrit që i vjen në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë;

2) 10 miliardë lekë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve;

3) 6.5 miliardë lekë për nevojat immediate për shtresat më në nevojë, biznesin e vogël;

4)  2 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për operacionin humanitar;

5) 1 miliardë lekë për Këshillin e Ministrave për çdo urgjencë të paparashikuar;

6) 1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë, do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë dhe do të përfitojnë 211024 abonetet;

7) Riskedulojmë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 për të gjithë biznesin nga 2 deri 14 milionë lekë. Shtyrja e dorëzimit ët bilanceve deri në 1 qershor të këtij viti.

Ndërkohë, do ti përgjysmohet paga Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Parlamentit. Ndërsa Presidenti Meta do të marrë rrogë të plotë dhe e falenderoi publikisht për përkrahjen që i ka dhënë që në fillim të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

‘Plani i financimit nuk do të jetë i vetëm, por një plan A, B, C. Nëse zgjat deri në 6 muaj, na duhet një plan D dhe Zoti i madh na ndihmoftë. Edhe plani i lehtësimit ekonomik, nuk e kemi luksin të themi, le ti shpenzojmë ato që kemi. Me të dalë ku të dalë, nuk dalim dot nga shtëpia nesër.

Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi se nesër ka Perëndia për ne. Plani ynë është edhe për më të dobëtit. Ndërsa Shqipëria dhjam të tepërt ka vetëm në trutë e tyre që nuk dinë ta qeverisin.

Ne mund dhe duhet të financojmë ata që edhe në paqe mbijetojnë, të atyre që nuk shkojnë dot në punë, të atyre që pa biznesin e vogël, nuk i mbijetojnë dot të nesërmes. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment dhe të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë nga ne, por të nxjerrin nga vetja.

Nuk do të prekim asnjë pagë tjetër përveç atyre të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve, të cilët deri në mbarimin e luftës, do marrin vetëm gjysmën e rrugës’.

Në fjalën e tij theksoi se jemi vetëm në këtë luftë dhe nuk dëgjon askush që nuk flet shqip pasi e gjithë bota po mundohet të luftojë koronavirusin që i ka prekur pothuajse të gjithë.

‘Në luftë të ardhurat gjithmonë bien. Në këtë luftë të hatashme, të ardhurat e shtetit, të shtëpisë së madhe do të bien në një pikiatë të madhe. Pikërisht se nuk e dimë sa do zgjasë kjo mbyllje në shtëpi, nuk e dimë sa do biem në pikiatë.

Nuk mund të jetë një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë të gjithë me gojë nesër. Veshët tuaj batardisen me lloj lloj platformash opozitare. Të ardhurat në buxhetin e shtetit tonë këtë muaj do të bien shumë, po tjetrin sa do të bien, po tjetrin? Po sikur të duhen më shumë muaj, si do ia bëjmë? Ndajeni bashkë me mua mendjen se në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm.

Nuk jemi si për tërmetin që varrosëm 51 anëtarë të familjes tonë. Mblodhëm në rrugët e botës me dorën shtrirë si hallexhinj dhe bota hapi dyert për rindërtimin. Jo, nuk jemi kështu. Mijëra e mijëra njerëz mund të shtrihen në spitale, salla sportive e koncertesh nëse nuk e ndajmë mendjen se në këtë hall sa një mal mbi kokë jemi vetëm dhe askush që nuk flet shqip, nuk qan shqip, nuk na dëgjon.

Nuk kemi kujt ti shtrijmë dorën, se askush nuk e sheh hallin dhe nuk kemi dyer përveç dyerve të zemrave tona. Kur shumica e familjeve pyesin çfarë do ndodhi me pagat, çfarë do ndodhim me punonjësit e sipërmarrjes, po me jetën në çadrën kur as nga cadra nuk duhet të dalë.’ – u shpreh Rama