COVID-19/Putin:”Kemi vaksinën kundër virusit!” Do të testohet te vajza e tij

56

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi se Moska ka gati vaksinën e parë kundër Covid-19, të zhvilluar nga instituti i Gamaleya.

“Mëngjesin e sotëm për herë të parë në botë, ekziston një vaksinë kundër infeksionit të koronavirusit”, deklaroi Putin.

Kjo deklaratë vjen pasi faza e tretë e testeve klinike të vaksinës, nisi javën e kaluar.

Putin zbuloi gjithashtu se vajzës së tij i është injektuar vaksina, duke i shkaktuar një temperaturë të lehtë, e cila i kaloi brenda pak kohësh, raporton Russia Today.

“E di që vaksina funksionon në mënyrë shumë efikase, garanton një imunitet të qëndrueshëm dhe i ka kaluar të gjitha kontrollet. Në vijim Rusia do të nisë prodhimin në masë të vaksinës. Gjithë atyre që po punojnë për vaksina të ngjashme, ju uroj sukses. Duhet t’iu jemi mirënjohës atyre që kanë bërë këtë hap shumë të rëndësishëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë botën”, deklaroi lideri rus/noa.