COVID-19/Prej javësh e intubuar, ndërron jetë 22 vjeçarja nga Korça

180

Ka humbur jetën pas tre javësh e shtruar në spital 22-vjeçarja e infektuar nga COVID-19.

Ajo ndërroi jetë sot te “Shefqet Ndroqi”, dy javë pasi solli në jetë foshnjën.

Sidorela Koça, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore e lindi me operacion foshnjën e saj, në muajin e tetë, ndërsa më pas është futur në intubim.

Ndonëse lindja ishte e vështirë, fatmirësisht mësohet se foshnja është në gjendje të mirë.

Nëna 22-vjeçare ka ndërruar jetë sot në spitalin Covid 2, në një tjetër ngjarje tragjike që po shkakton pandemia në vendin tonë.