Covid-19 nuk ndalon plaçkitësit në Kavajë, gjurmojnë të moshuarit e bizneset në autostradë

85

Teksa situata e koronavirusit i ka gjetur të moshuarit totalisht vetëm e bizneset në pamundësi për të vendosur roje, kriminaliteti përfiton. Përveç ankthit nga e ardhmja e pasigurt qytetarëve të Kavajës i duhet të përballen edhe me plaçkitjen.

Sot policia bëri të ditur se janë regjistruar plot 12 raste të hyrjes në banesë me dhunë. Me anë të operacionit policor “Rrakulli”janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

U vu në pranga: E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta në kokë shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht: Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.; më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private; më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D., banues në Rrogozhinë dhe më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.
Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë.
Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë; më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë; më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.; më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.; më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.