Covid-19/Një tradhti bashkëshortore shkakton izolimin e dy qyteteve

43

Një tradhëti bashkëshorte ka sjellë vetëkarantinimin e dy qyteteve.

Danilo H., 27 nga Ceres, Santa Fe, në ditët e para të marsit shkoi në Cordoba për të takuar ish-të dashurën e cila prej pak kohësh ishte kthyer në Argjentinë nga Spanja, teksa ishte martuar me një tjetër.

Pak ditë më pas gruaja zbuloi se ishte prekur nga Covid-19, ndërsa i dashuri i saj u kthye në qytetin e tij duke dalë me miqtë dhe shkoi në Selva, një qytezë me 4 mijë banorë, duke bërë që të vihen më izolim.

Të dyja qytetet u izoluan, pasi guvernatori i Santiago mësoi çfarë kishte ndodhur.

Në Argjentinë deri më tani numri i të prekurve nga koronavirus ka shkuar në 387, ndërsa i viktimave në 7