COVID-19 në vend/Raportohen 12 viktima, mes tyre një 34 vjeçar nga Durrësi

70

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 12 humbje jete në 24 orët e fundit, të pacientëve që po trajtoheshin në spitalet Covid.

Në mesin e viktimave është edhe një 34-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Të dhënat shqetësuese janë bërë publike në ditën kur Komiteti i Ekspertëve publikoi planin e masave.

Ky plan konsiston në mbylljen e bareve dhe restoranteve, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, si edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në të njëjtën fashë orari.

Plani hyn në fuqi nga dita e mërkurë, dhe do të zgjasë të paktën tre javë.