COVID-19 në Shqipëri/Statistikat për rastet e reja dhe viktimat në 24 orë

55

Janë regjistruar 809 raste pozitive COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, 12 pacientë ndërruan jetë në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë: 2711 testime, 551 të shëruar, 809 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Informacionet janë si vijojnë:

Janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat,  24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         809

Të shëruar ne 24 orë      551

Të shtruar në spitale      426

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2711

Testime totale          226.495

Raste pozitive            50.000

Raste të shëruara       25.876

Raste Aktive             23.096

Humbje jete              1028

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12327

Fier  1757

Durrës  1410

Shkodër    1207

Vlorë      1147

Korçë     1131

Elbasan  970

Berat  910

Lezhë  871

Gjirokastër  544

Kukës  470

Dibër  352