Në spitalet Covid të Shqipërisë, në 24 orët e fundt kanë humbur jetën 17 pacientë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e atyre që kanë ndërruar jetë është edhe 22-vjeçarja që lindi përpara kohe, e cila ishte shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”.
Kanë humbur jetën 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç.
Nga 3 mijë e 35 testime për të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 631 raste të reja.
255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.