COVID-19 në Shqipëri, statistikat e 24 orëve të fundit

49

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit u kryen 2886 testime që nxorën 149 raste të reja. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos.

Të shëruarit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore 149 Të shëruar në 24 orë 542 Të shtruar në spitale 174 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2886

Testime totale 605,208 Raste pozitive 129,456 Raste të shëruara 101,142 Raste Aktive 25,974 Humbje jete 2,340

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 18790 Fier 2207 Durrës 1110 Gjirokastër 945 Shkodër 908 Korçë 714 Vlorë 486 Dibër 320 Kukës 285 Elbasan 179 Lezhë 15 Berat 15.