Ministria e Shëndetësisë: 3509 të vaksinuar, 3251 testime, 671 të shëruar, 519 raste të reja dhe 11 humbje jetë në 24 orët e fundit.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3251 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 519 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.
Statistika (20 Mars 2021) Raste të reja ditore 519 Të shëruar në 24 orë 671 Të shtruar në spitale 399 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 3251
Testime totale 529,309 Raste pozitive 120,541 Raste të shëruara 84,625 Raste Aktive 33,783 Humbje jete 2133
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 23013 Fier 2596 Durrës 1561 Vlorë 1456 Shkodër 1267 Gjirokastër 1196 Korçë 813 Lezhë 642 Elbasan 418 Dibër 343 Kukës 332 Berat 146.