COVID-19 në Shqipëri, Rakacolli e thotë hapur:”Jemi shumë afër vijës së kuqe”

39

Një ditë më parë në vendin tonë u regjistrua një shifër rekord të infektuarish: 489.

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Nga se do të varet rikthimi i vendit tonë në karantinë?

Ekipi i ekspertëve po sheh mundësinë dhe dy janë indikatorët: rritja ditore dhe kapacitetet e spitaleve.

Nëse sot do të ketë rritje, teksa pritet të bëhen publike shifrat, nuk përjashtohet mundësia e një mbyllje të dytë.

Mira Rakacolli thotë se jemi shumë pranë ‘vijës së kuqe’ për t’u futur  sërish në karantinë.

“Ne kemi marrë parasysh të gjitha, siç propozuam që universitetet të bënin mësimin online, ashtu po vlerësojmë edhe masa të tjera. Ne shikojmë shifrat dhe duke diskutuar mbi indikatorin, gravitetin e të shtruarve në spital duke parë këto propozojmë dhe masa të reja. Jemi shumë pranë vijës së kuqe. Gjithçka bëhet në varësi të numrave,” tha Rakacolli.

Ajo është shprehur se rritja e shifrave ishte e pritshme. Por sqaroi se situata është në kontroll dhe se në spitale ka akoma kapacitete.

“Unë këtë e them me shumë përgjegjësi. Nuk janë rezauruar komplet kapacitetet në spitale. Dhe ne raportojmë çdo ditë numrin e të shtruarve dhe kuptohet”.

E infektuar vetë pak kohë më parë, por që e kaloi me sukses virusin, Rakacolli e ftuar në “neës 24” dha edhe një detaj, duke thënë se shumë pacientë refuzojnë me dëshirën të shtrohen në spital. Dhe kjo është ndoshta arsyeja që kapacitetet tona spitalore kanë shmangur mbipopullimin.

“Qytetarëve të prekur u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. Është e dhimbshme që disa të infektuar dalin, që në momentin që t’i dyshohesh si i prekur, duhet të kujdesesh për familjarët, por edhe kujdesin publik,” tha Rakacolli.