COVID-19 në Shqipëri/Për 24 orë regjistrohen 96 raste pozitive!

59

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan edhe dy humbje jete nga koronavirusi, një në Shkodër dhe një në Elbasan. Por situata sipas ministrisë është kritike te Infektivi, ku pesë persona vijojnë betejën për jetën, kurse 10 të tjerë janë në tererapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë bëri po ashtu me dije se “në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Sipas Ministrisë, në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID-19, dhe ata ndodhen kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë e Durrës.

Shpërndarja gjeografike e 96 rasteve pozitivë në 24 orët e fundit është: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672

Durrës 219

Shkodër 190

Vlorë 97

Lezhë 77

Kukës 51

Korçë 46

Berat 40

Elbasan 39

Fier 36

Gjirokastër 22

Dibër 19